Gjatë mega-operacionit të policisë së Durrësit të koduar “ Summer ” ku u finalizuan dy hetime pro-aktive për goditjen e armbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së narkotikëve është shpallur në kërkim dhe një drejtor shkolle.
Blutë e qytetit bregdetar të cilët kanë inicuar hetimin, kanë shpallur në kërkim Dashamir Mehmetin, drejtor i shkollës artistike, “ Jan Kukuzeli ” apo siç njihet ndryshe shkolla e muzikës.
41 vjeçari nga hetimet në bashkëpunim me prokurorinë ka rezultuar i përfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Gjatë kontrollit në shtëpi iu gjet dhe një pistoletë.
Nuk dihet nëse pjesë e ‘klientëve’ të tij kanë qenë edhe nxënës të shkollës që ai drejton, ndërsa gjatë këtij operacioni u arrestuan 15 persona, 3 të tjerë u shpallën në kërkim ndërsa 4 të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.