Drejtësia

Abuzoi me prokurimin në spital, dërgohet në gjyq anëtari i komisionit në Lushnjë

Gazeta Si - Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq anëtarin e komisionit që dyshohet se abuzoi me prokurimet në Spitalin e Lushnjës ‘Ihsan Çabej’.

Sipas hetimeve, shtetasi me iniciale N.B., me detyrë Përgjegjës i Teknikës dhe Hotelerisë ka kryer procedurën e prokurimit me objekt “Riparim shërbim ashensori”, në shumën 468.000 lekë.

Ky shtetas me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

Me detyrë funksionale si anëtar në komisionin e prokurimeve, ai ka kryer i vetëm praktikën përkatëse të prokurimit, në kundërshtim me ligjin dhe përmbushjen e rregullt të detyrës.

“Në përfundim të hetimeve, prokuroria vlerësoi se, nga tërësia e veprimeve dhe mosveprimeve, shtetasi N.B ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe në kundërshtim me detyrën funksionale të tij dhe për këtë shkak ngriti akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar në nenet 248 i Kodit Penal dhe dërgoi për gjykim”, njoftoi prokuroria.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë