Nga Gazeta ‘SI’ – Vit pas viti shqiptarët listohen në vend të parë për stresin dhe trishtimin që ndjejnë.
Në indeksin e Emocioneve 2024, banorët e Shqipërisë përjetojnë më shumë trishtim, stres dhe dhimbje fizike, në krahasim me fqinjët e tjerë.
Por indeksi thotë se shqiptarët janë ndër të parët edhe për përjetimet pozitive. Pas Kosovës, jemi ata që përjetojmë më shumë kënaqësi, ndjesi çlodhje, buzëqeshim më shumë e trajtohemi me më shumë respekt.
Në Europë më të stresuarit janë grekët, më pak të zemëruar janë finlandezët dhe portugezët, më pak të mërziturit janë shtetasit e Kosovës dhe të Polonisë.
Indekset e përvojës pozitive dhe negative të Gallup-it, matin gjërat e paprekshme të jetës – ndjenjat dhe emocionet — që treguesit ekonomikë tradicionalë si PBB-ja, nuk arrijnë t’i pasqyrojnë. Çdo indeks ofron një fotografi në kohë reale e përvojave të përditshme të njerëzve, duke u ofruar udhëheqësve njohuri mbi shëndetin e shoqërisë, që nuk mund t’i mbledhin vetëm nga treguesit ekonomikë.
Pyetjet të cilave u janë përgjigjur shqiptarët në kuadër të indeksit:
A i keni përjetuar ndjenjat e mëposhtme gjatë një pjese të madhe të ditës së djeshme? Ja si u përgjigjën të anketuarit shqiptarë:
Zemërim
24 për qind e shqiptarëve pohuan se një ditë më parë përjetuan zemërim, ndërsa 74% jo
Trishtim
29% u ndjenë të trishtuar, 70% nuk përjetuar trishtim, 1% refuzoi të përgjigjet.
Stres
49% përjetuan stres në ditën pararendëse, 50% jo, 1% refuzoi të përgjigjet.
Shqetësim
40% ishin të shqetësuar, 60% jo
Dhimbje fizike
46% e të anketuarve ndjen dhimbje fizike një ditë më parë, ndërsa 53 për qind jo, 1 %refuzoi të përgjigjet. (më të lodhurit në rajon)
Kënaqësi
68 për qind e të anketuarve përjetuan kënaqësi, 31% jo, 1% refuzuan të përgjigjen
Të çlodhur
65% u ndjen të çlodhur, 34% jo, 1 % refuzuan
Mësuat apo bëtë diçka interesante
35% mësuan apo bën diçka interesante, 65% jo, 1% refuzuan
Buzëqeshët ose qeshët
74% kanë arritur të buzëqeshin, 25% jo, 1 % kanë refuzuar të përgjigjen
U trajtuan me respekt
92% u trajtuan me respekt, 7% jo, 1% refuzuan.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.