Politike

Një rrugë e dy punë / Begaj takon Presidentin gjerman, më pas niset për të parë ndeshjen Shqipëri-Kroaci  

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj është takuar të mërkurën me presidentin e Republikës Federale Gjermane, Frank- Walter Steinmeier.

Zyra e shtypit e presidentit informon se mes dy krerëve të shtetit është diskutuar për forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe integrimin e Shqipërisë në BE.

Në Berlin, Presidenti Begaj do të takohet edhe me drejtuesit e shoqatave të Diasporës, me të cilët do të bisedojë mbi integrimin ekonomik, social dhe politik të shqiptarëve në Gjermani.

Zyra e shtypit e Presidentit njofton se pas Berlinit, Presidenti Begaj do të zhvillojnë një vizitë në Hamburg, ku do t’i bashkohet tifozëve kuqezi në “Volksparkstadion “ për të mbështetur Kombëtaren e Shqipërisë në përballjen me Kroacinë në Euro 2024.

Më pas, Presidenti Begaj do të pritet në një takim zyrtar nga kryetari i këtij landi, Dr. Peter Tschentscher.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë