Mjedis

Censusi i dallëndyshes së detit faqebardhë në liqenin e Shkodrës, 367 çifte në prag folenizimi

Administrata e Zonave të Mbrojtura Shkodër ka zhvilluar censusin e dallëndyshes së detit faqebardhë.

Për të 5-tin vit radhazi është kryer Censusi i Dallëndyshes së Detit Faqebardhë (Chlidonias hybrida) në brigjet e Rezervatit Natyror të Menaxhuar.

Për vitin 2024 janë numëruar 734 individë ose e përkthyer në çifte, 367 çifte të cilët janë në prag folenizimi.

Vendet ku u realizua monitorimi dhe numërimi i tyre ishin: Shegan, Flakë, Kamicë dhe Bregu i Rërës.

Liqeni Shkodrës është i vetmi mjedis në vendin tonë ku kjo specie folenizon. Dallëndyshja e detit faqebardhë folenizon në mjedise ujore, mbi zambakë, në thellësi rreth 1 m.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë