Gazeta Si - Minuta tensioni të forta në Shqipëri në përfundim të vizitës së Giorgia Melonit. Sekretari i Partisë Più Europa, Riccardo Magi, i cili mbërriti në portin e Shëngjinit me mesazhe proteste ("jo Guantanamos italiane" dhe "jo pikës elektorale të Giorgia Melonit"), u sulmua dhe u shty nga sigurimi italian përpara qendrës së identifikimit të emigrantëve, e sapo inauguruar nga Meloni me kryeministrin shqiptar Edi Rama.
Teksa autokolona presidenciale kalonte, Magi bërtiste “hqinii duart nga unë, jam deputet”, kryeministrja zbriti nga makina blu: “Lëreni ju lutem, është deputet italian”.
Më pas, debati politik mes kryeministres dhe Magit, i cili kundërshtoi fushatën e saj për protokollin e marrëveshjes Itali-Shqipëri. “Nëse kjo i ndodh një deputeti të Republikës para kamerave, imagjinoni se çfarë do të ndodhë me ata shpirtra të mjerë”, bërtiti Magi.
“Bëtë viktimat për një orë pa iu përgjigjur asnjë pyetjeje se si do të funksionojë kjo qendër. Ju po bëni fushatë. Një miliard për të bërë fushatë elektorale. Truprojat tuaja nuk po më lejojnë e po më dhunojnë. Nëse kjo i ndodh një deputeti, imagjinoni se çfarë mund t’i ndodhë një emigranti. T'ju vijë turp zonja kryeministre!”, ishin fjalët me të cilat Magi iu drejtua Melonit, pasi ajo mbylli konferencën për media me kryeministrin Edi Rama.
Sekretari i “Più Europa” është larguar me këmishën e njollosur me gjak deri në gjoks, ndërsa zëdhënësi i tij ka dërguar video të pamjeve për mediat italiane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.