Nga Gazeta ‘Si’- Trupi i presidentit iranian Ebrahim Raisi dhe tetë personave të tjerë që humbën jetën pas përplasjes së helikopterit me të cilin po udhëtonin, ka nisur marshimin nga Tabrizi.
Marshimi me trupat e viktimave ka nisur nga Tabrizi, pasi aty ishte edhe vendi i aksidentit. Turma njerëzish janë mbledhur në sheshin qendror në Tabriz për të marrë pjesë në ceremoninë mortore.
Më vonë gjatë ditës së sotme, trupi i Raisit dhe të tjerëve do të dërgohen në qytetin e shenjtë të Qomit, në jug të Teheranit, përpara se të dërgohet në Tehran.Lutjet pritet që t’i drejtojë Ayatollah Khamenei.
Iranians mourn martyrdom of President Raeisi, his foreign minister, others in helicopter crash#PeoplesPresident https://t.co/WrIxJBhKm4
— Press TV 🔻 (@PressTV) May 21, 2024
Të mërkurën, një ceremoni më e madhe do të zhvillohet në Teheran, me Udhëheqësin Suprem Ayatollah Ali Khamenei që pritet të udhëheqë lutjet dhe personalitete të huaja të pranishëm.
Trupi i Raisit do të dërgohet më pas në Mashhad, qyteti i dytë më i madh i vendit që ndodhet në verilindje, ku ai kishte lindur dhe rritur. Organizatorët në Mashhad thanë se po planifikojnë një varrim “të lavdishëm” të enjten(23 maj) për Raisin në qytetin e shenjtë.
Funeral ceremony for Iranian President, FM kicked off in Tabriz#Fallen_Patriot #National_Hero #Iranhttps://t.co/NjI8OPdx3y pic.twitter.com/S23xdCc2UF
— Mehr News Agency (@MehrnewsCom) May 21, 2024
Nga ana tjetër protestuesit kanë shprehur gëzim
Protestuesit iranianë kanë shprehur “gëzim” për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, i cili u quajt “Kasapi i Teheranit”.
Një student 23-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në një sërë protestash, tha: Vdekja e Raisit e ka lumturuar shumë popullin e Iranit. Në rrugë njerëzit shpërndanin ëmbëlsira, i buzëqeshnin njëri-tjetrit. Kjo është shkalla në të cilën ky lajm ka përhapur gëzim në mesin e njerëzve.
Kujtojmë se Irani ka shpallur pesë ditë zie për vdekjen e presidentit dhe ministrit të jashtëm iranian që humbën jetën gjatë përplasjes së helikopterit me të cilin udhëtonin dhe sot do bëhet varrimi i tyre.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.