Ka ndodhur

Gjenden të vdekura 2 ukrainase në një banesë në Tiranë, shkak mbidoza e ilaçeve me narkotikë. Dyshohet se ishin punonjëse seksi

Gazeta Si - Dy vajza nga Ukraina, përkatësisht 25-vjeçarja Antonina Kozachenko dhe 40-vjeçarja Anastasia Lopukhova, janë gjetur të pajeta në një banesë në “Rrugën e Dibrës” në kryeqytet mesditën e kësaj të premteje.

Policia njofton se 2 ukrainaset, të cilat dyshohet se ishin punonjëse seksi në Tiranë, janë gjetur pa shenja jete nga shoqja e tyre e dhomës.

Paraprakisht, sipas policisë, dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.

Sipas burimeve, mësohet se dy ditë më parë vajzat kanë shkuar në një farmaci ku kanë kërkuar Xanax dhe Tramadol, por farmacistja ka refuzuar t’ua shesë, çka ka tensionuar vajzat të cilat më pas edhe kanë kafshuar farmacisten në dorë. Kjo e fundit ka denoncuar rastin në polici por autoritetet nuk i kishin lokalizuar dot.

Në banesën e marrë me qira jetonim 3 vajza. Dy vajzat e vdekura kanë ardhur të shtunën e ndërsa vajza tjetër kishte 1 muaj në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, ka dyshime të arsyeshme që ishin punonjëse seksi.

Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

"Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike", - njofton Policia e Tiranës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë