Politike

‘Shqipëria dënon ashpër sulmin ndaj Izraelit’, Begaj: Çdo përshkallëzim i mëtejshëm sjell pasoja të pakthyeshme për botën

Nga Gazeta 'Si'-Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënoi sulmin e fundit të Iranit ndaj Izraelit.

Në një deklaratë të postuar sot në “X”, Begaj rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë kundër veprimeve që kërcënojnë paqen dhe sigurinë.

Kreu i Shtetit bën të ditur se Shqipëria shpreson në shmangien e këtij konflikti, ndërsa thekson edhe pasojat në një shkallë më të gjerë që mund të shkaktojë përshkallëzimi i situatës në Lindjen e Mesme:

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedent të Iranit ndaj Izraelit dhe përcjell shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme, si dhe të ketë pasoja të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan Begaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë