Nga Gazeta 'Si'-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thotë se ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e gjithë rajonit.
Gjithashtu, Hasani shkruan se ky konflikt rrezikon të sjellë një shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme.
Ai ka një mesazh edhe për shqiptarët që jetojnë atje: Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë.
Në një njoftim për shtyp, Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha një natë më parë se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.