Politike

Sulmi i Iranit, Ministria e Jashtme apel shtetasve shqiptarë në Izrael: Zbatoni udhëzimet e sigurisë të autoriteteve

Gazeta Si - Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve me qindra dronë të Iranit ndaj Izraelit. Në një njoftim për shtyp bën me dije se janë në komunikim me ambasadën e Shqipërisë në Izrael.

"Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është në komunikim të pandërprerë me ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael si edhe me të gjithë shtetasit shqiptarë, me qëndrim të përkohshëm apo të përhershëm në Izrael. U bëjmë thirrje të ndjekin e të zbatojnë udhëzimet e sigurisë, të bëra publike së fundmi nga autoritetet vendase", - thuhet në një njoftim.

Ministria e Jashtme thekson se për çdo nevojë të mundshme të kontaktojnë në telefon dhe WhatsApp me numrat e kontaktit të ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Izrael:

+972 54-904-2813

+972 54-480-6601


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë