Gazeta Si - HESA Shahed 136 (fjalë për fjalë "dëshmitar") është një "dron vetëvrasës” i projektuar nga kompania iraniane aeronautike “Shahed” dhe i ndërtuar nga Korporata e Industrive të Prodhimit të Avionëve Iran (HESA).
Në shërbim që nga viti 2021, kjo armë, e njohur edhe me emrin e saj rus “Geran-2”, ishte projektuar për të goditur objektivat tokësore, duke shmangur mbrojtjen ajrore, në një rreze prej rreth 2500 kilometra nga vendi i nisjes.
“Shahed 136” besohet se janë vendosur për herë të parë në një teatër lufte në zonat e kontrolluara nga rebelët Houthi të Jemenit, megjithatë përdorimi i tyre më i gjerë ishte nga forcat tokësore ruse gjatë pushtimit rus të Ukrainës që filloi më 24 shkurt 2022.
Në total, avioni është afërsisht 3.5 metra i gjatë, ndërsa hapja e krahëve të tij arrin 2.5 metra në pjesën e pasme.
Me peshë rreth 200 kilogramë, nga të cilat 50 përbëhen nga eksplozivët e bartur, “Shahed 136” është në gjendje të fluturojë për 2500 kilometra me një shpejtësi maksimale prej 185 kilometra në orë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.