Nga Gazeta ‘Si’-Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, ka dhënë një mesazh për qytetarët në llogarinë e tij në “Instagram”, duke thënë se vendin e presin ditë të vështira.
Ai shtoi se në ditët në vijim do të japë informacione më të detajuara, dhe se do ta informojë popullin serb për sfidat që e presin.
“Për momentin nuk është e lehtë të thuhen lajmet që kemi marrë 48 orët e fundit. Po kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, ka thënë Vuçiç.
Ai theksoi se sfidat e ardhshme do të jenë edhe më të vështirat deri më tani.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.