Portofol

G20, shpresë për armëpushimin tregtar SHBA-Kinë

Presidenti Donald Trump tha se përballja e tij e së shtunës me presidentin kinez mund të prodhojë një armëpushim për luftën e tarifave tregtare.

E premtja rezultoi për Trump me një nënshkrim marrëveshjeje tregtare rajonale me Meksikën dhe Kanadanë.

Presidenti u shpreh optimist rreth perspektivës së takimit të darkës me presidentin kinez Xi, i programuar për mbrëmjen e të shtunës në një hotel të qendrës së qytetit që do të ndiqet nga samiti vjetor i 20 liderëve të Grupit. “Ne po punojmë fort. Nëse ne do të arrijmë një marrëveshje, do të ishte mirë. Unë mendoj se ata do të duan; Unë mendoj se ne do të pëlqejmë. Dhe do të shohim,” u tha presidenti reporterëve, duke shtuar: “Ka disa shenja të mira.”

Duke folur përpara një takimi me Kryeministrin Japonez Shinzo Abe, presidenti Trump nuk elaboroi. Por më herët, të premten, arkitekti i linjës së fort të Trump për qasjen ndaj Kinës, kryenegociatori i tregtisë Robert E. Lighthizer, parashikoi skenarin më optimist.
“Do të isha shumë i surprizuar nëse darka nuk do të përfundonte me sukses… Jam i sigurt se në fund do të ketë një ndjenjë pozitive tek të dy burrat,” Lighthizer u tha reporterëve pasiTrump i bashkua kryeministrit kanadez Justin Trudeau dhe presidentit meksikan Enrique Peña Nieto për të nënshkruar marrëveshjen SHBA-Meksikë-Kanada.

Rruga e Trump drejt NAFTA-s së re kalon përmes Kongresit

Një optimizëm i tillë zyrtar, i ndjekur nga muaj të tërë pazaresh, të krijon përshtypjen sikur presidenti do të dalë prej darkës me një arritje të prekshme. Por askush nuk pret një marrëveshje gjithëpërfshirëse që të ndreqë të gjitha marrëdhëniet e irrituara SHBA-Kinë.
Sipas Derek Scissors, një ekspert kinez pranë Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve, i cili herë pas here këshillon zyrtarët e administratës, një ujdi e mundshme mund të nxisë SHBA-të duke shtyrë rritjen e mëtejshme të tarifave dhe në këmbim për Kinën do të mund të rrëzojë tarifat hakmarrëse ndaj sojës amerikane dhe gazit të lëngshëm natyror.

Të dy presidentët mund të dakordohen gjithashtu për të deleguar funksionarët respektivë në lidhje me negociata të reja mbi tarifat më kontroversale të SHBA-ve, të cilat shkojnë në thelbin e modelit ekonomik të udhëhequr nga shteti i Kinës. Dhoma e Tregtisë së SHBA-ve ka propozuar bisedime për një periudhë gjashtëmujore për të arritur një marrëveshje që të mund të eleminojë tarifat dhe tu sigurojë kompanive amerikane akses më të madh në tregun kinez.

“Trump qartësisht dëshiron të shihet nga Kina si i ashpër, por gjithashtu edhe si një negociator efektiv,” tha Esëar Prasad, një ekonomist pranë Universitetit Cornell dhe ish-shefi i divizionit të Kinës në Fondin Monetar Ndërkombëtar. “Nuk ka gjasa që ndryshimet thelbësore midis dy palëve të mund të përbashkohen në çdo kohë në të ardhmen e afërt, por megjithatë edhe një ndërprerje e betejave të tjera tregtare, do të ishte një rezultat pozitiv në këtë fazë.”

Pasi bisedimet më të hershme të udhëhequra prej Sekretarit për tregtinë Wilbur Ross dhe Sekretarit të Thesarit Steven Mnuchin dështuan, kinezët dëshirojnë të shohin Lighthizer të udhëheqë një dialog të ripërtërirë.
“Kinezët nuk besojnë më asnjë tjetër,” tha Douglas Rediker, kreu ekzekutiv i “International Capital Strategies”, një firmë këshilluese për tregun.
Edhe pse parashikimet tregojnë për një darkë të ndritshme mes Trump e Xi, tabloja afatgjatë duket e errët.
Zyrtarët e administratës e shohin Kinën si një grabitqar ekonomik, një fuqi armiqësore që kërkon të minojë supremacinë teknologjike amerikane dhe të zbresë nga froni Uashingtonin si fuqi ekonomike dominante në botë.

SHBA-të ankohen se Pekini zyrtar subvencionon gjigandët e saj shtetërorë për të konkurruar në tregjet botërore, vjedh teknologjinë amerikane dhe mban limite strikte për biznesin e huaj në Kinë. Zyrtarët në Pekin dhe Uashington flasin hapur për perspektivën e një “Lufte të Ftohtë” të re mes dy vendeve.

“Kam gati besimin se një vit prej tani rezultatet e përbashkëta që do të finalizohen të shtunën në mbrëmje do të avullojnë dhe 2020 do të jetë më gërnjare se sa ky vit që po lëmë pas,” tha Scissors përmes një emaili.

Presidenti kaloi pjesën e parë të javës duke rrotulluar mundësitë e një rehatie me Kinën. Ai tha për Wall Street Journal se ishte “goxha e vështirë ” që të mund të fshinte planin e 1 janarit që presupozon të rrisë tarifat doganore 25 % nga 10 % për 200 mld të produkteve kineze.

Drejtori i Këshillit Ekonomik Kombëtar Larry Kudloë, i vetëquajtur tregtar i lirë, është shprehur skeptik, duke thënë se përgjigjet e Kinës ndaj ankesave tregtare të SHBA-ve ishin “zhgënjyese” dhe “të pakënaqshme.”

Por meqënëse darka me Xi është në prag, Trump nisi të theksonte mundësinë për progres, megjithëse të limituara.

Për presidentit, momenti i ditës së nënshkrimit nisi me ceremoninë mëngjesore të nënshkrimit të marrëveshjes Amerikano Veriore që rregullon normat që drejtojnë më shumë se 1.2 trilionë dollarë në tregtinë rajonale dhe mbyllin derën për një çerek shekulli të globalizimit të shfrenuar.

Në një ceremoni 30 minutëshe, Trump e mbivlerësoi marrëveshjen, duke e quajtur “vërtet revolucionare” dhe bëri një shenjë me kokë përfaqësuesve të tij duke konfirmuar se masat e ndërmarra në bazë të marrëveshjes do të promovojnë “punët prodhuese me pagesë të lartë” dhe eksportet e fermerëve.

Por pakti do të përballet me një betejë të vështirë në Kongres vitin e ardhshëm, ku demokratët do të kontrollojnë Shtëpinë dhe dhe mund të jenë ngurues për të ndihmuar presidentin të përmbushë një premtim elektoral të 2016 pasi do të kandidojë për tu rizgjedhur.

Pjesa më e madhe e industrive dhe amerikane dhe e interesave të sektorit të agrikulturës janë gjithashtu të palumtur që presidenti nuk i kahequr ende tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga Meksika dhe Kanadaja, ashtu siç premtuan zyrtarët e administratës.
“Ky është një lajm i keq për shumë prej nesh”, tha Rufus Yerxa, president i Këshillit Kombëtar të Tregtisë së Jashtme, i cili përfaqëson korporatat multinacionale.

Lighthizer po kërkon të zëvendësojë tarifat me kuotat që do të kufizojnë blerjen e metaleve nga dy partnerët tregtarë të SHBA-ve.

Kanadaja dhe Meksika tuten gjithashtu se do të dëmtohen nëse Trump vazhdon me kërcënimet e veta për të vendosur tarifa ndaj importit të automjeteve. Industria e makinave është ndoshta biznesi më i integruar i Amerikës Veriore, me kompanitë që dërgojnë pjesë dhe makina gjysmë të përfunduara përgjatë kufijve të veriut dhe jugut të SHBA-ve disa herë para përfundimit të prodhimit.

Ceremonia e së premtes ishte relativisht e ndrydhur, e ruajtur për mirënjohjen ndaj Trump që “luftoi” për të arritur një marrëveshje. Trump dhe Trudeau, marrëdhënia mes të cilëve ka qenë e ngurtë, ndërvepruan në mënyrë kordiale, ndërsa kanadezi i rezistoi përpjekjes së Trump për të ndryshuar imazhin dhe e quajti punën e përbashkët një “Marrëveshje Amerikano Veriore të re të Tregtisë së Lirë”.

Trump ishte i shoqëruar nga një delegacion i madh i SHBA-ve, përfshirë Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo, Mnuchin, Lighthizer, këshilltarin kombëtar të sigurisë John Bolton dhe Shefin e Stafit të Shtëpisë së Bardhë John F. Kelly.

Vajza e presidentit Ivanka dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, të dy këshilltarë të nivelit të lartë në Shtëpinë e Bardhë, ishin gjithashtu prezent. Minuta më herët, Peña Nieto vlerësoi Kushner drejtuesin meksikan të Aztec Eagle, me titullin më të lartë të vendit për të huajt, për punën e tij në lidhje me marrëveshjen.

Në Senat, Patrick J. Toomey, i cili mbështet tregtinë e lirë dhe të zgjeruar, thotë që ai do të kundërshtojë marrëveshjen derisa ndryshimet të jenë bërë ndaj dispozitave të ndryshme, përfshirë mbrojtjen ndaj investitorëve. Elizabeth Warren, një aspirante për presidente nga ana e demokratëve, tha të enjten se do të kundërshtonte paktin tregtar.
“Negociatat nuk do të rihapen. Marrëveshja është nënshkruar,” tha Lighthizer.
Ai tha gjithashtu se “beson në mënyrë absolute ligji do të marrë mbështetje nga “nj numër shumë i lartë demokratësh.” “Nuk kam asnjë dyshim për këtë.”

Presidenti e ka quajtur NAFTA-n në mënyrë të përsëritur si “marrëveshjen më të keqe të nënshkruar ndonjëherë”.

Zëvendësimi i NAFTA-s me një marrëveshje më të mirë gjithashtu ishte krijim i fushatës së Trump-it që u zhvillua në të gjithë shtetet veriore industriale të SHBA-ve në 2016.
Marrëveshja nënkupton që 75 % e secilës makinë e prodhuar ën Amerikën Veriore, garanton trajtim duty-free deri në 62.5 % sipas traktatit aktual, dhe kërkon që një sasi e konsiderueshme e prodhimit të kryhet nga punëtorët që fitojnë të paktën 16 dollarë në orë.
Kjo masë është marrë për të reduktuar incentivat për punën amerikane për t’u zhvendosur në fabrika meksikane me kosto më të ulët.

Marrëveshja përmban gjithashtu provizione të reja e-commerce dhe flukse të dhënash ndërkufitare që nuk ishin pjesë të traktatit të mëparshëm,që u negociua përpara se interneti të kthehej një forcë tregtare.
Burimi: Washington Post


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë