Politike

Resorte në Sazan, Salianji: A ka lidhje Charles McGonigal me kompaninë që do investojë dhe a po cenohet siguria kombëtare?!

Deputeti i PD-së Ervin Salianji, në fjalën e tij në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, ka folur për debatin e fundit që lidhet me investimet e pritshme nga dhëndri i Donald Trump në Sazan.

Por ndryshe nga deri më sot, Salianji ka ngritur pyetje edhe më të thella për këtë investim që shkojnë deri tek zyrtari i lartë i FBI-së i dënuar tashmë Charles McGonigal dhe oligarku rus Vladislav Doronin që zotëron “Aman resort” që do të ndërtojë eco-resortet në Sazan    

“Në këtë komision nuk ka përfaqësues të qeverisë. Dëgjuam dje kryeministrin Edi Rama që tha se një kompani e madhe ndërkombëtare do të investojë thuajse 1 miliard euro në ishullin e Sazanit. Një vit e gjysmë më parë e kam pyetur ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi nëse baza e Sazanit do të jepet për privatët, i vihej zjarri në atë kohë dhe i kam thënë se flakët vendosen për të bërë hotele, e është përgjigjur se nuk ka plan për privatizim të Sazanit.

Ne mbështesim çdo investim me garë, transparent, që mund të vijë në Shqipëri dhe që mund të bëjë më tepër për vendin tonë. E para, a ka lidhje me këtë kompani një i njohur nga ne, ju e publiku Charles McGonigal? Mjafton një kërkim i thjeshtë për të kuptuar se lidhja është e dukshme. E dyta, a ka lidhje dhe a i dëmton interesat e Shqipërisë fakti që një prej drejtuesve kryesorë është oligarku rus Vladislav Doronin? A keni shqetësime edhe ju si Komision Sigurie? Dua që investime të tilla të diskutohen këtu në Komisionin e Sigurisë”, u shpreh Salianji në Komisionin e Sigurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë