Politike

Salianji nxjerr deklaratën: Peleshi ka thënë se baza e Sazanit nuk mund të privatizohet

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka përplasur dy deklarata në kohë të ndryshme një e mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama për investime të huaja në Sazan dhe një tjetër nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, prononcuar dy vjet me parë në komisionin parlamentar të Sigurisë.

“Me zë dhe figurë; cfarë thoshin dje dhe cfarë bëjnë sot!

Rama tha sot se Sazani nuk është zone e mbrojtur! Ndryshe, ështê shprehur

Peleshi dje: Baza e Sazanit nuk mund të privatizohet!

Thuajse dy vite me pare kam shprehur shqetesimin publik per ishullin e Sazanit, dhe ministri i Ramës mohoi kategorikisht kur tha se baza e Sazanit nuk mund te privatizohet!

A po dorëzohet ky aset kombetar  pa transparencë, pa garë dhe në kundërshtim me zotimet e qeverisë vetëm për interesa të pushtetit?”, shkruan Salianji, duke përcjellë edhe dy deklaratat referuese.

Çfarë deklaroi sot Rama?

“Këto ditë, Jared Kushner një sipërmarës amerikan dhe dhëndri i ish presidentit Trump shpalli ambicien për të investuar në  në dy projekte turistike në Shqipëri.  Po ata  që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime në turizëm dhe investime direkte, sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit në kthim të një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për rrezikun e shkatërrimit të një parku kombëtar imagjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë përveç ushtareve të Enver Hoxhës, që prisnin me dylbi zbarkimin e flotës së 7 amerikane në Shqipëri dhe zbulojnë me rregull treshi sesi doli në dritë arsyeja e errët për ndryshimet në ligjin e zonave të mbrojtura”, tha kryeministri.

Çfarë deklaronte ministri Peleshi?

“Nuk kemi asnjë kërkesë për privatizime të bazës. Nuk mund të privatizohet baza ndihmuese, por sido që të jetë, nuk ka kërkesë, nuk ka indicie, nuk ka privatizim. Nuk ka lidhje zjarri me ndonjë konspiracion për të hapur territore për të ndërtuar. Të gjitha këto janë spekulime”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë