Kongresmeni demokrat i Kalifornisë, Robert Garcia ka akuzuar publikisht Jared Kushner për korrupsion të drejtpërdrejtë menjëherë pas publikimit se do të zhvillojë një projekt turistike në Shqipëri.
Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i cili ishte një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë në administratën Trump dhe punonte në politikat për Lindjen e Mesme, postoi fotografi të “imazheve të dizajnit paraprak” për projektet e tij të reja të zhvillimit në Shqipëri dhe Serbi në platformën X të premten. Projektet e propozuara përfshijnë ndërtesa luksoze në brigjet e Shqipërisë dhe në Beograd, kryeqytetin e Serbisë.
“Ne jemi shumë të emocionuar”, tha Kushner për New York Times të premten. “Ne nuk i kemi finalizuar këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë dhe jemi shumë afër.”
Excited to share some early design images for development projects we have been creating for the Albanian coast and downtown Belgrade. @nytimes @business pic.twitter.com/o0HIYLkZWV
— Jared Kushner (@jaredkushner) March 15, 2024
Marrëveshjet do të bëheshin përmes firmës së investimeve të Kushner, “Affinity Partners”, të cilën ai e themeloi pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Firma mori 2 miliardë dollarë nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite (PIF). Megjithatë, kompania e tij i tha gazetës se ende nuk ka përcaktuar nëse për këto projekte do të përdoren fondet saudite.
Kushner i tha “Times” se ai ka punuar në marrëveshjet e reja me Richard Grenell, i cili shërbeu si ushtrues detyre i drejtorit të inteligjencës kombëtare në kabinetin e Trump nga shkurti 2020 deri në maj 2020. Megjithatë, dhëndri i ish-presidentit ka marrë reagime për marrëveshjet.
Kongresmeni Garcia shkroi në X të Premten: “Jared Kushner është kthyer në ndërmjetësimin e marrëveshjeve të mëdha me qeveritë e huaja sipas raporteve të reja sot. Ne kemi ekspozuar tashmë fondin e tij të investimeve prej 2 miliardë dollarësh me sauditët dhe ne po përpiqemi fort për të siguruar që kjo cështje të marrëvëmendjen e merituar. Ky është korrupsion i vërtetë”.
Ndërkohë, Robert Weissman, president i “Public Citizen”, i cili gjurmoN marrëveshjet e biznesit që i konsideronte si konflikt interesi gjatë presidencës së Trump, i tha “Times”, “Në këtë pikë të ciklit zgjedhor Jared Kushner duhet të ngrijë çdo plan të ri investimi”.
Ai shtoi: “Ky plan i veçantë investimi duket se përfshin më të keqen e çdo tendence korruptive të administratës Trump dhe familjes Trump”.
Trump është kandidati i supozuar presidencial i GOP për vitin 2024 dhe ka të ngjarë të përballet me Presidentin Joe Biden, presidentin demokrat, përsëri në nëntor.
Kushner qortoi çdo sugjerim se ai po merrte një trajtim të veçantë për shkak të lidhjeve të tij qeveritare, duke thënë për Times, “Askush nuk po më ‘më jep’ marrëveshje”.
Ai tha se marrëveshjet e tij nuk janë në asnjë mënyrë të lidhura me Trump dhe se ai nuk po planifikonte të kthehej në qeveri nëse Trump fiton presidencën në nëntor.
Burimi:NewsWeek/Gazeta ‘SI’
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.