Ka ndodhur

Video / Sherr mes bandave në Itali, vritet 1 shqiptar dhe plagosen 3 të tjerë. Arrestohet një 23-vjeçar

Gazeta Si – Një sherr mes 2 bandave rivale shqiptare ka shkaktuar 1 të vdekur dhe 3 të plagosur rëndë në Itali.

Sipas mediave fqinje, viktimë ka mbetur një 27-vjeçar shqiptar, Kasem Kasmi, por edhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare. Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar, i cili thuhet të jetë një 23-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Mikea Zaka.

Ndërkohë, 3 shqiptarë të tjerë që dyshohet se kanë qenë pjesë e sulmit me armë janë identifikuar dhe tashmë janë shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frozinones i quajtur “Shake”.

Fillimisht u raportua për dy të vdekur, por më pas u njoftua se bëhet fjalë vetëm për një viktimë, që kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Mediat italiane raportojnë se viktima dhe të plagosurit shqiptarë ishin ulur në një tavolinë në lokal. Menjëherë rreth orës 19:30 kanë ardhur me një makinë tip “Lancia” grupi tjetër i shqiptarëve, të cilët janë përplasur me shqiptarët.

Sipas rindërtimit të skenës së krimit, një prej tyre ka qëlluar me armë zjarri nga makina në drejtim të shqiptarëve. Pasi kanë kryer krimin e rëndë, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi duke braktisur dhe mjetin me të cilin lëviznin.

Tre të plagosurit janë goditur në kokë, në qafë dhe në gjoks. Ndërsa dy të tjerë, të plagosur në gjendje të rëndë, janë transportuar në spitalin e Spazianit.

Akoma nuk është bërë i ditur identiteti i shqiptarit të vrarë dhe të plagosurve, ndërsa motivi i krimit mbetet i paqartë. Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policore që po punojnë për zbardhjen e krimit.

“Jam i shokuar, nuk mund të them asgjë. Për mua kjo që ndodhi është e pashpjegueshme“- tha kryebashkiaku i Frosinones.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë