Politike

Politika shqiptare uron Pavarësinë e Kosovës

Krerët e shtetit dhe përfaqësuesit e politikës shqiptare kanë uruar Kosovën në 16-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Deri më tani ka reaguar presidenti Bajram Begaj, kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Ministri i Jashtëm, Igli Hasani.

Presidenti Begaj shprehet në një postim në rrjetet sociale se Kosova është shtet i pavarur, një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tonë.

Ndërsa ministri i Jashtëm, Igli Hasani shprehet: “Shqipëria ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë përkrah Kosovës dhe mbështetëse e promovuese e vendit që asaj i takon në strukturat europiane, euroatlantike dhe ndërkombëtare”.

Kryetarja e parlamentit, Lindita Nikolla shkruan se Kosova është prioritet kombëtar i Shqipërisë, ndërsa thekson se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është rruga e vetme drejt paqes. Me vone uroi shkurt edhe kryeministri Edi Rama.

Sot bëhen 16 vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.  Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në Kuvendin e Republikës së Kosovës në Prishtinë.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë