Gazeta Si – Policia belge në kuadër të operacionit “Antwerp” (Amversë) ka arrestuar 18 persona, 12 prej të cilëve shqiptarë.
Sipas asaj që njofton policia bëhet e ditur se operacioni është kryer për shkatërrimin e një organizate kriminale që drejtohej nga shtetas shqiptarë, me bazë në Antwerp, Belgjikë, që trafikonte drogë dhe armë, nga Amerika e Jugut në Belgjikë.
Shtetasit shqiptarë të arrestuar gjatë operacionit janë: V. M., 45 vjeç, V. B., 49 vjeç, F. M., 52 vjeç, S. B., 64 vjeç, N. B., 42 vjeç, F. D., 34 vjeç, F. D., 60 vjeç, Z. P., 50 vjeç (alias Ch. S.), B. H., 50 vjeç, G. Sh., 41 vjeç, A. F., 29 vjeç dhe A. V., 42 vjeç.
Vijojnë hetimet e përbashkëta për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij grupi, identifikimin dhe kapjen e pjesëtarevë të tjerë të grupit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.