Në përgjithësi, filmat në gjuhën origjinale dhe versionet me titra në një sërë gjuhësh të ndryshme janë të disponueshme gjerësisht në Europë. Nëse qëllimi kryesor i titrave është t’i lejojë shikuesit të kuptojnë dialogun në filma ku ata nuk e njohin gjuhën, titrat po shihen gjithashtu në një masë gjithnjë e më të madhe për të mësuar një gjuhë.
Është e qartë se një film në një gjuhë të huaj që po studioni është një mënyrë e mirë për të mësuar më shpejt gjuhën.
Megjithatë, në varësi të nivelit të të mësuarit dhe aftësive, ndikimi i titrave është i madh.
Në një studim, ekspertët shqyrtuan dy faktorë që mund të ndikojnë në mësimin e fjalorit: Cilën gjuhë po mëson dhe si paraqitet gjuha (e folur apo e shkruar).
Personat që morën pjesë në këtë studim kishin frëngjishten si gjuhë të tyre të parë dhe u identifikuan se kishin vetëm një nivel fillestar të gjuhës angleze. Atyre iu shfaqën versione të ndryshme të filmit:
-Formati standard, që ofron përkthim nga një gjuhë në tjetrën, ku dialogu është në gjuhën origjinale të filmit dhe titrat janë në gjuhën amtare të audiencës
-Një format përkthimi me dialogun e dubluar në gjuhën amtare të shikuesve dhe titrat në gjuhën origjinale të filmit
-Një version i “të njëjtës gjuhë”, i përdorur shpesh për ata me vështirësi në dëgjim, me titrat dhe dialogun e filmit në gjuhën origjinale në të cilën është xhiruar.
Ndërsa autorët e studimit nuk gjetën ndonjë ndryshim të dallueshëm midis filmit me dialog dhe titra në anglisht dhe atij me titra standarde, shikuesit që kishin parë versionin e përmbysur (dialog në frëngjisht dhe titra anglisht) morën rezultatet më të mira për sa i përket aftësisë për të rindërtuar dialogun e filmit.
Versioni i kundërt lejon një riprodhim më të mirë të fjalëve në gjuhën që studiohet, duke sugjeruar që lidhjet semantike midis gjuhëve krijohen më lehtë këtu sesa në kushte të tjera shikimi.
Studiues të tjerë kanë gjetur prova të efektit të dobishëm të titrave në të njëjtën gjuhë. Sipas këtyre studimeve, titrat në të njëjtën gjuhë dhe ato standarde ndërhyjnë në tru, duke bërë që njerëzit të mësojnë më shpejt një gjuhë.
Ne mund të kemi aftësi shumë të ndryshme kur bëhet fjalë për të kuptuar gjuhën në dialogun e filmit. Për të optimizuar të kuptuarit, duhet të zgjedhim kombinimin e gjuhës origjinale dhe titrave që na përshtaten më së miri. Studimi shqyrtoi nivelet e të kuptuarit të një filmi nga nxënësit fillestarë, të mesëm dhe të avancuar të një gjuhe të huaj.
Nxënësit nga çdo nivel u ndanë në katër dhe shikuan ose versionin origjinal të filmit, pa titra, ose versionin e “të njëjtës gjuhë” (filmi dhe titrat në një gjuhë të huaj), ose titrat klasike, ose versionin e kundërt (filmi në gjuhën origjinale, titra në gjuhë të huaj).
Ndërsa rezultatet për grupin e ndërmjetëm ishin të njëjta në versionet e ndryshme, fillestarët morën rezultatet e tyre më të mira në dy formatet e “gjuhëve të ndryshme”. Konkretisht, ishte versioni i kundërt (filmi në gjuhën origjinale, titra në gjuhë të huaj) ku fillestarët kishin rezultate më të mira.
Nxënësit e avancuar, megjithatë, panë se nivelet e tyre të të kuptuarit ranë kur titrat u shfaqën në ekran.
Është e vështirë të ndalosh leximin e titrave pasi sytë tanë kanë tendencën të lexojnë automatikisht informacionin para nesh.
Se cilat mund të jenë përfitimet e titrave të filmave është një pyetje delikate, në varësi të asaj që dëshiron shikuesi individual dhe aftësive të tij gjuhësore. Titrat lejojnë një kuptim më të mirë të dialogut dhe filmit në përgjithësi, por ato gjithashtu mund të çojnë në një rënie të aftësisë për të përpunuar veprimin e filmit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.