Bota

Irani paralajmëron për rrezikun e zgjerimit të konfliktit pas vetos së SHBA

Nga Gazeta 'Si'- Irani paralajmëroi sot për mundësinë e një shpërthimi të pakontrolluar konflikti në Lindjen e Mesme nëse Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit në Gaza.

“Për sa kohë që Amerika mbështet krimet e regjimit sionist dhe vazhdimin e luftës (…) ekziston mundësia e një shpërthimi të pakontrolluar të situatës në rajon”, tha ministri i jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian gjatë një bisede telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

Ky komunikim u zhvillua ndërsa SHBA vuri veton të premten ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit që bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Teksti, i cili mori 13 vota pro, një kundër dhe një abstenim (MB) u hartua nga Emiratet e Bashkuara Arabe pas thirrjes së Antonio Guterres ndaj nenit 99 të Kartës së OKB-së, i cili e lejon atë të tërheqë vëmendjen e Këshillit të Sigurimit për një çështje “e cila mund të rrezikojë ruajtjen e paqes ndërkombëtare dhe sigurisë ndërkombëtare”.

“Përdorimi i nenit 99 është një veprim i guximshëm nga ana juaj për të ruajtur paqen dhe mbështetet nga opinioni publik botëror,” i tha Amir-Abdollahian Guterres. Për ministrin iranian, pretendimi i izraelitëve se Hamasi është ai që shkeli armëpushimin që përfundoi më 1 dhjetor, është krejtësisht i rremë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë