Teknologji dhe Inovacion

Shkarkohet Sam Altman, CEO i OpenAI bëhet shqiptarja Mira Murati

Sam Altman është shkarkuar si CEO i OpenAI (inteligjencës artificiale), njoftoi kompania të premten. Shqiptarja Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme.

Kompania tha se kreu “një proces shqyrtimi konsultativ” dhe “arriti në përfundimin se ai nuk ishte i sinqertë në komunikimet e tij me bordin” dhe se s’ka më besim në aftësinë e tij për të vazhduar udhëheqjen e OpenAI.

“Bordi i drejtorëve të OpenAI, që vepron si organi i përgjithshëm qeverisës për të gjitha aktivitetet e OpenAI, njoftoi sot se Sam Altman do të largohet si CEO dhe do të largohet nga bordi i drejtorëve. Mira Murati, shefe e teknologjisë e kompanisë, do të shërbejë si CEO e përkohshme”, thuhet në njoftim.

Shqiptarja është anëtare e ekipit drejtues të OpenAI prej pesë vitesh. Siç thuhet në njoftimin e kompanisë, Murati ka luajtur një rol kritik në evoluimin e OpenAI në një udhëheqës global të AI.

“Duke pasur parasysh mandatin e saj të gjatë dhe angazhimin e ngushtë me të gjitha aspektet e kompanisë, duke përfshirë përvojën e saj në qeverisjen dhe politikën e AI, bordi beson se ajo është e kualifikuar në mënyrë unike për këtë rol dhe parashikon një tranzicion të pandërprerë ndërkohë që kryen një kërkim zyrtar për një CEO të përhershëm.“, tha kompania.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë