Lojëra me Dore

Basket meshkuj/ Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, dominim absolut ndaj Teutës

Gazeta Si – Tirana ka fituar Superkupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Finalja me Teutën, e zhvilluar në pallatin e sportit ‘Ramazan Njala’ të Durrësit, u mbyll me fitoren 101-80 në favor të skuadrës kryeqytetase.

Diferenca prej 19 pikësh tregon qartë dominimin e Tiranës në këtë ndeshje, ku fitorja nuk u vu asnjëherë në diskutim. Lojtari më i mirë i finales u shpall Endrit Hysenagolli i Tiranës, autor i 19 pikëve.

Trofeun e Superkupës ua ka dorëzuar bardhebluve presidenti i FSHB-së, Avnio Ponari. Tirana Neptun shpallet e fiton trofeun e Superkupës për herë të 9-të në histori.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë