Nga Gazeta ‘Si’-Juliette Touma, drejtoresha e komunikimit në OKB për refugjatët palestinezë (UNRWA), deklaron se situata në Gaza po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. UNRWA tani po ndihmon më shumë se 700.000 njerëz në 150 strehimoret e saj, tha ajo për BBC News.
Edhe kolegët e Touma-s po vazhdojnë të vriten, thotë ajo, duke theksuar se shifra është deri në 99.
“Ne nuk kemi furnizime dhe kemi të njëjtin problem me mungesën e karburantit,” -thotë ajo, duke shtuar se fëmijët po kërkojnë nga zyrtarët e OKB-së që vizitojnë Gazën një copë bukë ose një gllënjkë uji.
Asnjë karburant nuk është lejuar në Gaza që nga sulmet e Hamasit më 7 tetor. Izraeli thotë se ka mjaft në territor, duke akuzuar Hamasin për grumbullimin e tij.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




