Gazeta Si – Do të jetë Iga Shviatek ajo që do të sfidojë Xhesika Pegula në finalen e Wta Finals, në Cancun. Polakja fitoi bindshëm sfidën gjysmëfinale ndaj numrit 1 të botës, Arina Sabalenkës, 6-3 dhe 6-2.
Tashmë Shviatek kantidon për ta mbyllur ajo vitin 2023 në krye të renditjes botërore. Nëse mund Pegulën në finale, Iga do të rikthehej në majën e klasifikimit botëror.
Shviatek zhvilloi një ndeshje praktikisht perfektë kundër Sabalenkës. Dhe kishte nevojë për një ndeshje të tillë, sepse gjithë vitin ka qenë në ‘top’, por asnjëherë ajo dominuesja e 2022-shit, përveç dheut të kuq që ajo e do aq shumë.
Iga Shviatek kërkon të marrë atë që është e saj. Ajo gjeti përballë një Sabalenka të ezauruar fizikisht dhe mendërisht, pavarësisht kënaqësive që ajo ka përjetuar nga fitoret dhe froni botëror. Edhe për të 2023-shi ka qenë ezaurues dhe polemikat e ditëve të fundit me Wta-në nuk kanë shërbyer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.