Gazeta Si – Antetokounmpo zgjat kontratën me Milluokin dhe nis ‘gjuetinë’ për unazën e dytë. Paraqitja e dobët e sezonit të kaluar kishte shkaktuar shumë zhurmë.
“Nuk ka dështim në sport. Nuk mund të fitosh gjithmonë, herë të takon ty dhe herë dikujt tjetër”, – kishte thënë në prill Giannis Antetokounmpo, duke i shpjeguar publikut pse humbja ndaj Majemit nuk ishte dështim, por pjesë e rrugëtimit.
Megjithatë, për liderin e Bucks ajo humbje kishte shkaktuar shumë zhurmë. E vërtetojnë edhe lëvizjet e Milluokit, që ka rinovuar kontratën me basketbollistin grek. Dy herë ‘MVP’ i sezonit të rregullt (2019 dhe 2020), kampion i NBA-së në 2021-shin, ka zgjatur kontratën për 3 vjet të tjera me një pagë prej 186 milionë dollarësh.
Eliminimi nga Majemi kishte lënë shenjë dhe Giannis kishte dhënë mesazhe shpesh për drejtuesit se ai do që të fitojë. Dhe klubi ka bërë të vetën, duke marrë Damian Lilard. Me të në ekip Giannis mund të besojë më shumë për fitimin e unazës së dytë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.