Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha.
Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK.
Emri i tij lidhet me kallëzimin në SPAK nga ish-kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Malltezi në atë kohë u njoftua se do te thirrej nga SPAK për këtë çështje ndërsa të shtunën Prokuroria e Posaçme urdhëroi arrestimin e tij i cili rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve të ngritura në ish- kompleksin Partizani.
Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani.
SPAK pritet të flasë nesër zyrtarisht, ndërsa paraprakisht mësohet se mbi ta rëndon akuza për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.
Malltezit i jane vendosur nen sekuesrto edhe gjithe pasurite ne emer te tij
Nderkohe, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzen e korrupsionit pasiv kryer ne bashkepunim. Masa e sigurise ndaj tij lidhet po me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë.
Klubi sportiv “Partizani” ka qenë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




