Ngjarje

Me zgjedhje të “befta” Skënder Gjinushi rizgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

Nga Gazeta Si- Sot u mbajtën zgjedhjet për kreun e ri të Akademisë së Shkencave, me vetëm një kandidat, kryetarin aktual Skënder Gjinushi.

Zgjedhjet u mbajtën pa rivalë dhe fushatë brenda ose jashtë Akademisë së Shkencave, ku akademikët në garë duhet të shpalosin platformat dhe idetë e tyre.

Tre akademikë: Nestor Thereska, akademik emeritus, Arben Merkoçi, akademik dhe Adrian Civici, akademik i asociuar kanë propozuar Gjinushin për postin e kryetarit të Akademisë së Shkencave, në bazë të nenit 11 "Zgjedhja e Kryesisë" të ligjit 53/2019 "Për Akademinë e Shkencave në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar dhe të neneve 15 dhe 16 të Statutit të ASH.

LEXO EDHE:
-I ‘dha’ mandatin e dytë në Akademinë e Shkencave, por Petro Koci dorëhiqet: Me Gjinushin u shkel rregullorja
-Seanca e të enjtes / Nga studentët tek kanabisi, por PS synon t’i japë vjedhurazi edhe Gjinushit mandat, Açka: Puç parlamentar
-Fuga letër presidentit: Mos e dekreto ligjin e Akademisë Shkencave, ndyn Kushtetutën
-Kryetari i ka mbaruar mandati, Akademia e Shkencave: Zgjedhjet për drejtuesin në fund të vitit

Më herët, vetë Akademia e Shkencave ka deklaruar se “zgjedhjet për kryetar do të mbahen në fund të vitit, ndërkohë që data konkrete do të caktohet menjëherë pas pushimeve verore”.

Zgjedhja e kryetarit është e rregulluar edhe me ligjin 59/2019 që shkruan se “Zgjedhjet për anëtarët e rinj të Kryesisë zhvillohen gjithmonë në fund të vitit”.

Zgjedhjet u zhvilluan pa praninë e mediave.

Me 53 votues, Gjinushi u zgjedh kryetar i Akademisë me 51 vota pro dhe 2 kundër, një ndër to edhe Artan Fuga i cili e ka shprehur prej kohësh kundërshtinë e tij për rizgjidhjen e Gjinushit si kryetar i Akademisë së Shkencave.

Projektligji që parashikon ndryshime në ligjin e 2019-ës “Për Akademinë e Shkencave” u prit me kritika nga opozita dhe shumë akademikë, për formulimin që lidhej me mandatin e kryetarit të ASH-së. Me ndryshimet që u miratuan në mbyllje të punimeve parlamentare, iu hap rrugë rikonfirmimit të Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë