Nga Gazeta ‘Si’-Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç tha se delegacioni serb që viziton Kinën do të ketë një takim me lidershipin ushtarak kinez në Pekin për të parë se çfarë armësh të tjera mund të blejë Serbia nga ai vend.
Në një prononcim për televizionin Pink, Vuçeviç deklaroi se Serbia është më e interesuara për armë në segmentin e mbrojtjes ajrore dhe mjete ajrore pa pilot.
“Kemi një takim me nënkryetarin e Komisionit Qendror Ushtarak. Është diçka mbi Ministrinë e Mbrojtjes, një përzierje e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Partisë Komuniste të Kinës. Mjafton të them se presidenti i saj është vetë Xi Jinping dhe për pak orë po takohem me një gjeneral që është nga komponenti ushtarak”, theksoi ministri serb.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe delegacioni i qeverisë së tij kanë udhëtuar drejt Kinës të dielën.
Vuçiç po merr pjesë në Forumin e tretë “Brez dhe Rrugë” ku paralajmëroi takime të ndryshme dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të rëndësishme me Kinën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




