Nga Gazeta ‘Si’-Autoritetet spanjolle njoftuan se të gjitha shkollat në ishujt Kanarie do të mbyllen nga sot(11 tetor) deri të hënën për shkak të nxehtësisë ekstreme.
Fernando Martin, drejtor në shkollën e mesme Santiago Santana në Las Palmas tha se, që nga fillimi i javës së kaluar, pesë ose gjashtë studentë në ditë kanë kërkuar trajtim mjekësor për probleme të lidhura me të nxehtin.
Në Ishujt Kanarie, ku temperaturat janë relativisht të buta gjatë vitit shkollor, shumë pak klasa janë të pajisura me ajër të kondicionuar, njoftojnë mediat e huaja.
Një valë të nxehti ka mbërthyer Ishujt Kanarie për rreth 10 ditë, ku është regjistruar temperatura e dytë më të lartë e tetorit të mërkurën e kaluar, 40.6 gradë celsius.
Vapa ekstreme në Ishujt Kanarie pritet të zgjasë deri të hënën. Ndërkohë, zjarrfikësit po luftojnë ende për të përballuar riaktivizimin e një zjarri masiv që u dogj këtë verë në ishullin Tenerife.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




