Ngjarje

Konflikti në Izrael, 34 shqiptarë në listë pritje për t’u kthyer në Shqipëri

Pas konfliktit që ka shpërthyer në Izrael, janë 34 shqiptarë të tjerë që kanë bërë kërkesë për t’u kthyer në Shqipëri, ndërsa 11 syresh u kthyen të martën përmes një linje fluturimi të organizuar nga Mali i Zi, tha ambasadorja shqiptare në Izrael, Meri Kumbe.

“Janë rreth 34 shtetas akoma. Jemi në konkat të vazhdueshëm me ta. Po përdoret shumë edhe aeroporti civil, të gjitha fluturimet që janë të lira. Po monitorojmë nga afër gjendjen e tyre”, tha Kumbe

“… Kemi orientuar qytetarët edhe drejt avionëve që fluturojnë normalisht. Kërkojnë të ikin një orë e më parë. Dikush zgjedh të iki me bileta se niset në orën më të afërt, dikush tjetër nëse ne na krijohet mundësia me shtete fqinje i mbajmë në dijeni. Është proces hap pas hapi”, vijoi ajo 

Ambasadorja tregoi se janë në kontakt edhe me shqiptarë të tjerë që ndodhen në Izrael, por nuk kanë bërë kërkesë për t’u larguar

“Ka dhe të tjerë që ndodhen në shtëpitë e tyre, janë mirë, situata në zonat ku banojnë është e qetë, por pa risqe imediate për shëndetin dhe jetën e tyre”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë