Politike

Takimi i Ramës me biznesin, Bozdo: Problemi është qeveria, prokurimet publike vuajnë nga korrupsioni i thellë

Anëtari i kryesisë së PD, Eno Bozdo, komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me biznesin.  

“E vërteta është se në dhjetë vitet e fundit, sipas të gjitha raporteve ndërkombëtare për investimet dhe klimën e biznesit në Shqipëri, si dhe reagimeve të Dhomave të Huaja të Tregtisë, Shqipëria ka njohur një përkeqësim të vazhdueshëm të klimës së biznesit. Në prill të këtij vitit, pesë dhoma të huaja të tregtisë iu drejtuan me një letër të hapur kryeministrit (përherë të parë kjo ndonjëherë), ku i kërkonin reforma për përmirësimin e ndjeshëm të klimës së biznesit në Shqipëri. Sot, përveçse janë shtuar ndjeshëm procedurat burokratike dhe numri i lejeve dhe liçencave, mbi të gjitha është rritur pa limit korrupsioni dhe arroganca e trupave inspektues, si dhe paaftësia dhe mos kokëcarja e administratës qendrore për të trajtuar problemet reale të biznesit në Shqipëri.

Në të njëjtën kohë, është qesharake të dëgjosh kryeministrin të flasë për prokurime publike dhe përdorimin në të të Inteligjencës Artificiale. Prokurimet Publike sot vuajnë nga korrupsioni i thellë. Rreth 30% e tyre përfundojnë me një garues të vetëm dhe rreth 50% e tyre janë me oferta të barabarta me fondin limit. Përdorimi i inteligjencës artificiale kur administrata është thellësisht e korruptuar është thjesht një qyfyre e radhës. Problemi pra është korrupsioni dhe jo elektronika”, tha Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë