Ka ndodhur

‘Tempulli’, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë i shpallur në kërkim për drogë

Gazeta Si - Një tjetër person është arrestuar në Tiranë në kuadër të megaoperacionit “Tempulli” që shkatërroi rrjetin e shpërndarjes së drogës në shkolla dhe më gjerë.

Policia bën të ditur se në pranga ka rënë një 43-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni. Bëhet e ditur se ai u arrestua në rrugën “Jordan Misja”. Me arrestimin e 43-vjeçarit me iniciale E. S. shkon në 96 numri i të ndaluarve.

Ndërkohë më parë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, janë sekuestruar 10 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 3.7 kg kokainë, 150 doza heroine, 1 armë zjarri pistoletë, 12 automjete, 78 celularë, 12 peshore elektronike, 3 motomjete, 30 000 euro, 6000 paund, 4 500 000 lekë dhe 12 targa automjetesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë