Lojëra me Dore

Basket/ Besëlidhja dhe Flamurtari e nisin sezonin me trofe, fitojnë Kupën

Gazeta Si – Federata Shqiptare e Basketbollit ka dhënë trofetë e parë sezonalë në aktivitetin e Kupës së Federatës. Kanë triumfuar në finale Besëlidhja te meshkujt dhe Flamurtari te femrat.

Një ndeshje spektakolare ishte finalja e meshkujve mes Tiranës, skuadrës kampione në fuqi, dhe Besëlidhjes simpatike. Ka triumfuar në fund skuadra lezhjane, e drejtuar nga ish-trajenri i Kombëtares, Afrim Bilali, me rezultatin 100-86.

Për herë të dytë radhazi Besëlidhja ka fituar Kupën e Federatës, duke treguar se është një pretendente serioze edhe për titullin kampion këtë sezon.

Një ditë më parë Kupa e FSHB-së për femra është fituar nga Flamurtari, që mundi Partizanin me rezultatin e ngushtë, 72-70. Ishte një ndeshje shumë e bukur dhe e luftuar. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Elona Hasanaj kanë shtuar edhe një trofe në palmaresin e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë