Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament ka deklaruar se tullumbacet me oksid azoti po shiten në lokalet e Tiranës dhe se së shpejti do të paraqesë një projektligj që kërkon ashpërsim të masave të dënimit për ata që shpërndajnë lëndë narkotike.
Balla ka kërkuar mbështetjen e deputetëve të opozitës dhe mazhorancës për të votuar këtë projektligj.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla nënvizoi se parandalimi i shpërndarjes së lëndëve narkotike është një sfidë dhe ndikon në të ardhmen e fëmijëve.
“Është përdorur në klinika stomatologjike në mosha të vogla për të lejuar ndërhyrjet tek fëmijët.
Duhet t’i kërkoj kuvendit mbështetjen e plotë për ta çuar këtë paketë përpara. Kjo nuk është politikë e gjitha. Sa herë të flasim për këtë çështje sjell në mendjen tonë një si Churchill.
Politikan është ai që mendon për zgjedhjet, shtetari është ai që mendon për gjeneratën e së ardhmes. Është një sfidë globale, u rrezikohet e ardhmja fëmijëve.
Kërkoj mbështetje për të garantuar që çdo person që shpërndan lëndë narkotike të marr ndëshkim edhe më të ashpër”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



