Drejtësia

I dënuar me 18 vite burg, Gjykata e Lartë nuk pranon ankimin e Laert Haxhiut

Gazeta Si - Gjykata e Lartë në Dhomë Këshillimi, ka vendosur të mos pranojë rekursin e Laert Haxhiut, i arrestuar në Greqi dhe i dënuar me 18 vite burg në Shqipëri për disa vepra të rënda penale.

Haxhiu kërkonte ndryshonte ndryshimin e vendimit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, që e dënoi me 18 vite burg në mungesë.

Avokati i tij, Detar Hysi paralajmëron se do të ndjekë rrugët ligjore në Gjykatë Kushtetuese, pasi dënimi nuk është i bazuar në ligj.

Haxhiu u dënua nga Gjykata e Apelit me 18 vjet burg, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

I riu nga Lushnja u dënua për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 shtator 2016s në lagjen “Çlirimi”, pas një sherri në lokal.

Gjatë kohës që ishte në arrati, 35-vjeçari dyshohet se tentoi të ekzekutonte për të dytën herë nipin e Aldo Bares, ish-kreu i bandës së Lushnjës.

Në atë ngjarjen e shtatorit 2017, u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit, Xhulio Shkurti.

Për “Masakrën e Lushnjës”, Laert Haxhiu është në proces gjyqësor në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për këtë ngjarje, është dënuar me burg përjetë shoku i tij, Orges Bilbili. Ai u arrestua në prill 2020 në zonën e Xhamllikut në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, Haxhiu u arrestua në Janinë pak muaj më parë.

Gjykata e Janinës refuzoi kërkesën e shtetit shqiptar për ekstradimin e 35-vjeçarit drejt vendit tonë.

Në seancën gjyqësore në shteti fqinj, avokati mbrojtës kërkoi mospranimin e ekstradimit të klientit të tij, pasi “në Shqipëri atij i rrezikohet jeta”

Megjithatë, pavarësisht refuzimit të ekstradimit, prokuroria themelore e Janinës pritet ta ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar ekstradimin e Laert Haxhiut në Shqipëri.

Arrestimi i tij u finalizua nga policia e vendit fqinj, teksa Laert Haxhiu po lëvizte me një automjet tip BMË së bashku me 35-vjeçarin Juxhin Bajrami dhe 22-vjeçarit Firdeus Berberi nga Pogradeci, i cili gjithashtu ishte në kërkim nga autoritetet shqiptare për plagosje.

Fillimisht ata nuk iu bindën urdhrit të policisë për t’u ndalur, por në tentativë për t’u larguar BMË-ja e tyre goditi 3 automjete dhe në fund u përplas me një bordurë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë