Gazeta Si - Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit.
Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një rrjet të vendosur në Milano dhe të lidhur me Shqipërinë për furnizimin me lëndë narkotike, i cili ushqente një rrjet të dendur trafikimi droge në Itali dhe Zvicër.
Në pranga kanë rënë 16 shtetas shqiptarë, që sipas medieve në Itali janë pjesë e klaneve të forta të trafikut të drogës, 2 italianë, 4 marokenë dhe 1 tunizian.
Sipas hetimeve të kryera në bashkëpunim me autoritetet zvicerane u bë i mundur zbulimi i dy organizatave kriminale familjare që bashkëpunonin me njëra-tjetrën, bënjë me dije hetuesit italianë. Ato janë familjet Lusha në Peschiera Borromeo dhe Goseni në Cologno Monzese.
Këto familje, në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë kishin ngritur bazat e tyre në Monza Brianza dhe Bergamo, si dhe në Kalabri dhe Zvicër.
Gjatë bastisjes u sekuestruan 42 kg lëndë narkotike heroinë, kokainë dhe hashash dhe 40 kg lëndë përziers, si dhe 2 armë zjarri dhe gati 50 mijë euro cash.
Gjithashtu u identifikuan një apartament dhe një magazinë e përdorur si punishte droge si dhe disa apartamente dhe garazhe që përdoren për ruajtjen e ngarkesave të drogës.
Por jo vetëm kaq, nga disa përgjime telefonike dhe mjedisore, rezultoi se disa anëtarë të njërit prej dy grupeve, së bashku me njeriun në krye të “Grupit Goseni”, menaxhonin në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një rrjet nxitjeje dhe shfrytëzimi prostitucioni.
Veprat penale për të cilat akuzohen të arrestuarit janë: organizatë kriminale që synonte trafikun ndërkombëtar të drogës, ndihma dhe shfrytëzimi i prostitucionit, grabitja dhe zhvatja.
Operacioni përfshiu 200 agjentë policie të shpërndarë në provincat e Milanos, Bergamos, Kremonës, Leccos, Lodit, Mantovës, Monzës Brianzas, Piacenza, Savona, Torino, Vareze, Brescia dhe Cosenza.
Hetimet nisën që prill 2020, pas një letërporosie ndërkombëtare pas arrestimit flagrant - në territorin zviceran - të një shtetasi italian, i kapur teksa mbante 6 kilogramë heroinë në makinën e tij.
Kështu, gjetjet e hetimit kanë bërë të mundur rindërtimin e strukturës dhe funksionimit të dy organiztave kriminale të dallueshme, në biznes me njëra-tjetrën dhe të kryesuara nga dy familje shqiptare, me lidhje operacionale në Shqipëri, me baza logjistike në provincën e Milanos dhe me degëzime në të gjithë Italinë Veriore - veçanërisht në provincat e Monza Brianza dhe Bergamo - si dhe në Kalabri dhe Zvicër.
Sistemi i importit dhe shitjes së heroinës dhe kokainës ushqente një rrjet të dendur droge në territorin italian dhe zviceran, të përbërë kryesisht nga "bateri" trafikantësh me origjinë afrikano-veriore në pyje dhe zona bujqësore.
Gjatë hetimeve u verifikuan episode të shumta ndalimi, transporti dhe dërgimi droge në provinca të ndryshme të Italisë Veriore (Bergamo, Monza dhe Brianza, Torino dhe Verona) dhe 42 kg drogë përfshirë heroinë, kokainë dhe hashash, si dhe 2 pushkë të paligjshme dhe shuma prej 13.000 eurosh.
Gjithashtu u identifikuan një apartament dhe një magazinë që përdoreshin si rafineri droge, si dhe disa apartamente dhe garazhe që shërbenin për ruajtjen e ngarkesave të drogës.
Për më tepër, bashkëpunëtorët menaxhuan në mënyrë të qëndrueshme dhe të organizuar një sistem të shfrytëzimit të prostitucionit të vajzave nga Lindja, të detyruara, me kërcënime dhe dhunë që rezultuan edhe në episode grabitjeje dhe zhvatjesh, të cilat viheshin në dispozicion edhe në faqet e takimeve online dhe prostituonin në banesat e menaxhuara për këtë qëllim nga vetë të dyshuarit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.