Lojëra me Dore

LeBron Xhejms me SHBA-të në Lojërat e Parisit, ‘çelësi’ për të mbledhur gjithë yjet

Gazeta Si – Sipas “The Athletic”, ylli i Lejkërsave ka në plan të luajë me kombëtaren amerikane të basketbollit në Lojërat Olimpike të Parisit në 2024-ën. Ai mund të jetë emri vendimtar për të marrë edhe big-ët e tjerë: Kërri, Durant, Davis, Tatum dhe Grin. Këta janë disa nga emrat e mundshëm për një skuadër ëndrrash.

Në moshën 39-vjeçare, LeBron Xhejms mund të luajë sërish për ‘Team Usa’? “The Athletic” bën me dije se kapiteni i Los Anxheles Lejkërs ka vendosur të zbresë sërish në parket me fanellën e kombëtares. Ai synon të marrë pjesë në Olimpiadën e Parisit.

Ditët e fundit, pas humbjes së SHBA-ve gjysmëfinalen e Botërorit të basketbollit, rikthimi i Xhejms në kombëtare duket më shumë se një sugjestion. Mjafton të shohësh një postim të NBACentral, që prezantonte me një fotomontazh, Kërri, Lilard, Buker, Butler, Tatum, Durant, Leonard, Davis dhe Lebron së bashku me fanellën amerikane. “Imagjinoni të gjithë këta vitin e ardhshëm”, – shkruhej në postim.

Kapiteni i Lejkërsave kishte reaguar në postim me ‘emojin’ e syve kuriozë, duke dhënë kështu një indicie të parë. Më pas ka ardhur konfirmimi nga ‘The Athletic’, që saktëson se Lebron ka hapur rrugën e pjesëmarrjes në Olimpiadë, madje ka kontaktuar edhe edhe yje të tjerë të NBA-së për ta shoqëruar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë