Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti ka deklaruar se këtë fillim sezoni të ri shkollor, 70 mijë banorë të njësisë administrative 16 nuk kanë shkolla të asnjë niveli.
“Zero. As 9 vjecare dhe as të mesme.
Krejt ndryshe nga sa thote Erion Veliaj, pretimet e të cilit po i ribëjmë publike nëpërmejt këtij statusi të tij në Facebook. Në vitin 2021 Veliaj premtonte 3 shkolla, në vitin 2023 ai e rriti stekën duke premtuar 5 shkolla te reja.
Bashkangjitur media dhe publiku kanë edhe deklaratat.
Vitet kanë kaluar dhe premtimet janë shtuar, por 70 mijë banorët e Astirit dhe zonës përreth duhet të emigrojnë për të arsimuar fëmijët e tyre.
Shkollat më të afërta janë shkolla në qendër Kombinat apo Vasil Shanto dhe Andrea Stefani e cila është në zonën e Laprakës, njësia 11.
Jo vetëm që nuk është hapur asnjë shkolle e re, por ndërtimi ende nuk ka nisur.
Sic do ta shihni në këtë foto, mbi premtimet ka mbirë bari i harresës dhe janë hedhur hekura dhe mbetje të mashtrimit të Veliajt.
Ky është realiteti përtej propagandës. Kjo është fytyra e vërtetë që fshihet pas ndriçimit televiziv”, tha Teliti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.