Gazeta Si – Dy vjet nga humbja që i mohoi Grand Slam-in, Novak Gjokoviç ka marrë hak ndaj Danil Medvedev, duke e mundur në 3 sete në finalen e Us Open. Numri 1 i renditjes botërore triumfoi me rezultatin 6-3, 7-6, 6-3, pas 3 orë e 17 minutash lojë.
Për tenistin serb është triumfi i 4-t në ‘Flushing Meadows’ dhe trofeu numër 24 Slam në karrierë në 36 finale të luajtura. Pas ndeshjes Gjokoviç ka dashur të nderojë Kobi Brajant, i ndarë nga jeta në 2020-ën, pas një aksidenti me helikopter. Ai kishte veshur një t-shirt, ku ai shfaqej bashkë me basketbollistin, me shkrimin ‘Mamba Forever’ dhe numrin 24.
Novak Djokoviç ka mbyllur kështu 2023-shin me fitimin e Us Open. Ishte një vit shumë i mirë për të, me tre triumfe Slam dhe një finale të humbur ndaj Alkaraz në Uimbëlldon. ‘Nole’ konfirmohet kështu si tenisti më fitues i të gjitha kohërave. Në finalen ndaj Medvedev vetëm seti i dytë pati rivalitet.
Novak hits 2️⃣4️⃣
— US Open Tennis (@usopen) September 11, 2023
How it sounded on US Open radio 🎙 pic.twitter.com/BPwpFlp0fy
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.