Gazeta Si – Pas 6 vitesh, një amerikane rikthehet të fitojë US Open. Në finalen e ‘Flushing Meadows’, Koko Gauf ka mposhtur Arina Sabalenkën, numri 1 të botës tashmë. Përfundoi me rezultatin 2-6, 6-3 dhe 6-2 për 18-vjeçaren finalja e turneut amerikan.
Gauf e nisi keq, por arriti të bënte përmbysjen me ndihmën e publikut amerikan dhe për herë të parë në karrierë ka triumfuar në një turne Slam. Tenistja bjelloruese në anën tjetër nuk mundi të bëjë dopietë këtë vit kalendarik, pas suksesit të janarit në Australian Open.
Prej 2017-ës nuk fitonte asnjë teniste amerikane në US Open. Në atë vit ishte Sloane Stefens që arriti suksesin në derbin me Medison Kejs. Tani, pas 6 vitesh, publiku i ‘Flushing Meadows’ ka festuar falë një 18-vjeçareje.
Sfida nisi në mënyrën më të keqe për Koko Gauf, mes emocioneve të të luajturit në shtëpi dhe goditjeve të dobëta. Sabalenka e mbylli setin e parë 6-2. Edhe të dytin amerikanja e filloi keq, me dy faulle të dyfishtë, por anuloi dy topa ‘break’ dhe aty ndryshoi ndeshjen.
Still thinking about this match!
— US Open Tennis (@usopen) September 10, 2023
Can't take our eyes off these highlights 🤩 @Chubb | #USOpen pic.twitter.com/bPkIL6ynNy
Numri 1 i ri në botë filloi të gabonte dhe më pas publiku e shtyu Gauf më fort, ajo arriti të barazonte, falë ‘break’-ut në gejmin e 4-t. Në setin e 3-të Koko nuk përmbahej, kurse Sabalenka nuk njihej më dhe u detyrua të ngrinte flamurin e bardhë.
Coco got the hardware! 🏆 pic.twitter.com/bLPHK9aHk0
— US Open Tennis (@usopen) September 9, 2023
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.