Ngjarje

Merret peng adoleshenti shqiptar në qendër të Brukselit. Gjendet i zhveshur dhe me shenja dhune në trup

Nga Gazeta ‘Si’-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bruksel, ku është përfshirë një 16-vjeçar shqiptar. Mediat e huaja raportojnë se adoleshenti, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, është rrëmbyer në qendër të Brukselit, duke zbardhur e enjtja e 31 gushtit.

Mediat shkruajnë se 16-vjeçari është marrë zvarrë në një makinë nga katër burra pranë një kafeneje në Avenue Lemonnier.

Dy orë pasi u rrëmbye, adoleshenti u gjet pranë qendrës tregtare Westland në Unazën e Brukselit. Ai ishte i zhveshur dhe kishte djegie. Dyshohet se katër burrat që e kanë rrëmbyer e kanë dhunuar dhe më pas i kanë djegur disa bishta cigaresh në trup.

I riu është dërguar në spital dhe gjendja e tij është stabël. Po ashtu ai ka edhe hundën e thyer, që me shumë mundësi i është shkaktuar për shkak të dhunës.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, por sipas mediave të huaja katër burrat që e kanë rrëmbyer dyshohet të jenë pjesë e një bande shqiptare. Ndërsa për të miturin dyshohet se ka ngacmuar një prostitutë dhe kjo mund të jetë bërë shkak për ngjarjen e rëndë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë