Lojëra me Dore

US Open/ Eliminohet Shviatek, Sabalenka numri 1 në botë. Gjokoviç fluturon në çerekfinale

Gazeta Si – Pas 5 seteve kundër Dere, ‘Nole’ mundi me lehtësi kroatin Gojo, 6-2, 7-5 dhe 6-4. Në çerekfinale ndeshet me amerikanin Tejlor Fritz, i cili mposhti zviceranin Striker 7-6, 6-4, 6-4. Te femrat bie në sy eliminimi i Shviatek nga Ostapenko, çka i jep mundësinë Sabalenkës të marrë kryesimin e klasifikimit botëror.

Pak ‘frikë’ ndaj Djere, pastaj Novak Gjokoviç është kthyer ‘Robot Nole’. Ai mundi kroatin Borna Gojo, duke prerë biletën për në çerekfinale të US Open, ku do të përballet me numrin 1 amerikan, Tejlor Fritz. Serbi do të gjejë me siguri publikun të gjithin kundër, por kjo ka qenë shpesh një e mirë në karrierën legjendare të tij. Ndeshja kundër Gojo nuk pati histori, përfundoi 3-0 dhe superioriteti i Gjokoviçit nuk u vu asnjëherë në diskutim.

Fritz kaloi pas 2 orësh e 6 minut Dominik Striker, duke u bërë amerikani i 3-të i kualifikuar për në çerekfinale, pas Shelton dhe Tiafoe, që do të ndeshen mes tyre.

Pas 75 javësh, më 11 shtaor tenisi i femrave do të ketë një numër 1 të ri: Arina Sabalenkën. Pas një rrugëtimi që ka zgjatur gjatë gjithë vitit dhe që filloi me triumfin në ‘Australian Open’, bjellorusja do të zbresë nga froni polaken Iga Shviatek. Sabalenka do të bëhet ‘mbretëresha’ e 29-të e Wta.

Për të spostuar polaken nga froni në fakt mendoi e Aljona Ostapenko, që kur është në formë, është një kërcënim për këdo. Letonezja mundi në 1/8-at e Us Open tashmë ish-kampionen në fuqi të turneut të Nju Jorkut. Rezultati 3-6, 6-3, 6-1 për Ostapenkon bën të kuptohet në perfeksion si ka shkuar ndeshja. Letonezja do të ndeshet me Koko Gauf në çerekfinale.

Humbja e polakes i dha mundësinë Sabalenkës të bëhet numri 1. “Kam realizuar një ëndërr, – tha bjellorusja. – Është kurorëzimi i një viti të jashtëzakonshëm për mua dhe skuadrën time. Është një nder i madh të quhem numri 1 në botë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë