Gazeta Si – Aleksander Zverev është kualifikuar për në 1/8-at e US Open, ku do të ndeshet me Janik Siner. Tenisti gjerman mundi me përmbysje Grigor Dimitrov, 6-7, 7-6, 6-1, 6-1, në një ndeshje mjaft impenjative.
Zverevit iu desh të djersiste shumë që të eliminonte Dimitrov në fund të një sfide me dy ‘tie-break’ dhe me dy fytyra. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar, kurse e dyta pa histori. 26-vjeçari nga Hamburgu bëri diferencën në momentin kyç të ndeshjes.
Ka avancuar pa probleme rusi Danil Medvedev, i cili fitoi 6-2, 6-2, 7-6 ndaj argjentinasit Sebastian Baez. Tani Medvedev do të ndeshet me Minaur, që eliminoi Jarry. Përveç ndonjë përplasjeje verbale me publikun në ‘Flushing Meadows’, Danil Medvedev nuk hasi asnjë problem ndaj Baez.
Daniil Medvedev is worried how one fan is going to sleep tonight.
— US Open Tennis (@usopen) September 3, 2023
This soundbite is an all-timer. pic.twitter.com/B9YsAty4Ws
Te femrat, finalistja e sezonit të kaluar, Ons Jabeur, ishte shumë afër eliminimit nga US Open, por në fund ia doli të kalonte Maria Bouzkovën. Tenistja çeke fitoi 7-5 setin e parë dhe në ‘tie-break’-un e të dytit ishte 2 pikë larg fitores. Tunizjania barazoi dhe në setin final siguroi kalimin e turit. Kundërshtarja e saj në 1/8-at është kinezja Qinëen Zheng.
Ons Jabeur once again finds a way! pic.twitter.com/6N29a6758E
— US Open Tennis (@usopen) September 3, 2023
Në një nga ndeshjet e tjera të 1/8-ve do të ndeshen Marketa Vondrousova dhe Pejton Stearns. Tenistja çeke, numri 9 në klasifikimin Wta, mundi 6-2, 6-1 rusen Ekaterina Aleksandrova, kurse amerikania kaloi 6-4, 6-3 anglezen Keti Bulter.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.