Ngjarje

Bie zjarr në Vlorë, rrezikohen banesat

Nga Gazeta ‘SI’ – Një zjarr masiv ka përfshirë pyllin e Sodës në Vlorë, duke rrezikuar edhe disa banesa që ndodhen pranë.

Sipas informacioneve zjarri ka rënë në kodrën e Kuzum Babasë në qytetin e Vlorës.

Nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo ka nisur nga shkaqe të tjera.

Zjarrfikësit e Vlorës janë duke punuar për shuarjen e flakëve të cilat ndihmohen dhe nga era në zonë. Nuk raportohen dëme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë