Lojëra me Dore

Us Open, Novak Gjokoviç mund të rikthehet numri 1 në renditjen botërore

Gazeta Si – Vazhdon sfida mes Gjokoviç dhe Alkaraz për fronin botëror. Të gjithë e kanë ende para syve sfidën epike mes Karlos Alkaraz dhe Novak Gjokoviç në finalen e Sinsinatit, me përmbysjen e serbit.

Tani një tjetër duel i pret dy fenomenët e tenisit botëror. Nuk është vetëm Us Open, slam-i i fundit i sezonit, por edhe sfida e gjatë për fronin botëror, për të cilin të dy po luftojnë gjithë vitin. Nga janari, 19 javë numri 1 ishte Alkaraz dhe 17 javë Gjokoviç.

Novak Gjokoviç. Gazeta Si, 25 gusht 2023

Pas Nju Jorkut, duke përjashtuar surprizat e bujshme, ‘Nole’ do të kthehet në krye të klasifikimit botëror, duke prekur kuotën 390 (rekord absolut), pavarësisht asaj që mund të bëjë Alkaraz në SHBA. Pse? Spanjolli është kampion në fuqi, pas triumfit ndaj Kasper Rud në 2022-shin, kështu që duhet të mbrojë 2000 pikët.

Gjokoviç, për shkak të çështjes së Covid-it dhe vaksinës, vitin e kaluar nuk mori pjesë në Us Open. Kështu, Alkaraz vetëm mund të marrë pikë, ose maksimumi t’i konfirmojë, kurse Gjokoviç ka gjithçka për të fituar.

Dhe diferenca mes të dyve është minimale në prag të Nju Jorkut: 9815 pikë për spanjollin dhe 9795 për fituesin e 23 slam-eve. Do të thotë se serbit i mjafton të shkojë në turin e dytë të Us Open (45 pikë) për t’u kthyer automatikisht në krye.

Por kujdes, sepse ky është turneu i vetëm i vështirë që Alkaraz duhet të mbrojë deri në shkurt, deri në fund të Australian Open. Spanjolli, pas Nju Jorkut, ka pak pikë në dalje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë