Eldi Allushi, i riu i cili fluturoi me makinë nga rruga e Kosovarëve drejt digës së Liqenit të Tiranës ka rënë në prangat e policisë, pas disa orësh kërkime.
Aksidenti ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa autori po udhëtonte me një automjet të tipit “X6”.
Në pamjet e kamerave të sigurisë duket se për vetëm tre sekonda mjeti BMW i drejtuar nga 26 vjeçari nga Durrësi Eldi Allushi, nga Rruga e Kosovarëve përplaset me pemën dhe vijon pingul lëvizjen mbi pjesën e digës, por fatmirësisht nuk pati të lënduar nga këmbësorët që po bënin vrapin e mëngjesit.
26-vjeçari mori dokumentet e makinës dhe u largua në drejtim të paditur për t’u identifikuar orë më vonë dhe shpallur në kërkim për 2 vepra penale, shkatërrim i pronës dhe largim nga vendi i aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.