Gazeta Si – Tenisti spanjoll anuloi një ‘match point’ dhe përmbysi Hurkasz, kurse serbi eliminoi Zverev në gjysmëfinalen tjetër. Pas më shumë se një një muaji nga dueli në Uimbëlldon, Gjokoviç ka mundësinë e revanshit.
Pas asaj sfide që çmendi botën e tenisit në turneun britanik, Karlos Alkaraz dhe Novak Djokoviç përballen për herë të 4-t në finalen e Sinsinatit sot në mbrëmje. Alkaraz ia doli në gjysmëfinale ndaj një Hurkacz në versionin Superman.
Spanjolli fitoi me përmbysje, anuloi një ‘match point’ dhe siguroi finalen e 8-të sezonale, të 16-ën në karrierë. Ndeshja përfundoi 2-6, 7-6 dhe 6-3 në favor të Alkaraz, që për 2 orë e 19 minuta impresionoi publikun në Sinsinati.
‘Nole’ në anën tjetër triumfoi ndaj një Sasha Zverev në formë shumë të mirë. Serbi e mundi gjermanin për herë të 8-të në 12 ballafaqime mes tyre, me rezultatin 7-6, 7-5, pas 2 orë e 6 minutash.
Zverev e vuri në presion Gjokoviçin, por ky i fundit reagoi me forcë, duke treguar kualitetin e tij të lartë. Tashmë tenisti serb ka shansin e ‘hakmarrjes’ ndaj Alkaraz në finale, ku do të kërkojë ta fitojë turneun e Sinsinatit për herë të 3-të në karrierë. Një finale që premton spektakël nga numrat 1 dhe 2 në botë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.