Shiu vjetor “Perseid” ndriçoi qiejt anembanë botës me meteor, disa të mëdhenj sa një bizele, që godasin atmosferën e Tokës me shpejtësi 134,000 mph (215,000 km/h).
Ky fenomen ndodh në një kohë të ngjashme në korrik dhe gusht të çdo viti, dhe këtë herë ka arritur kulmin e tij në natën ndërmjet të shtunës dhe të dielës.









Për pasojë, një spektakël i jashtëzakonshëm iu është dhuruar qytetarëve në shumë vende të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. BBC ka publikuar foto të shkrepura në disa shtete, mes tyre edhe nga Parku Kombëtar i Shebenikut, në vendin tonë.
Shiu i meteorëve konsiderohet si një nga ngjarjet më të mira dhe më tërheqëse astronomike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.